7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kuvendi i Kosovës nis punën javën tjetër, 49 projektligje në procedurë

- Advertisement -

Pas pushimeve dimërore, deputetët e Kuvendit të Kosovës, pritet të i rikthehen punës nga java e ardhshme me mbi 49 projektligje në procedurë. Opozita thotë se prioritet do jenë shtrenjtimi e çmimeve, e dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Rritja e çmimeve, dialogu Kosovë – Serbi, Vetingu e Projektligji për Pagën Minimale, janë vetëm disa nga temat që do vazhdojnë të diskutohen edhe gjatë vitit 2023 në Kuvendin e Kosovës.

Ligjvënësit do t’i kthehen punës javën që vjen, duke nisur sesionin pranveror.

Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh opozitar, tashmë e ka të qartë se cilat nga çështjet do t’i ketë më prioritet.

“Ka shumë çështje që vet zhvillimet shoqërore, vetë zhvillimet brenda Kosovës, çoftë në aspektin social ekonomik, dhe zhvillimor, çoftë atë të politikës dhe të jashtme, dialogut e tjera, do të na imponojnë një agjendë të caktuar të cilat do të mundohemi t’i shtyjmë brenda standardeve, që ofron rregullorja e punës së Kuvendit”, ka deklaruar Hisen Berisha, nga radhët e PDK-së.

Sipas Berishës, PDK-ja nuk do të tërhiqet nga insistimi për ta rikthyer në Kuvend çështjen e tërheqjes së mjeteve nga Trusti për qytetarët që kanë nevojë.

“Qytetarët do përballen me një krizë sociale po flas për shportën familjare, dhe kjo na imponon nevojën që ti shtyjmë disa tema, që e rregullojnë jetën e tyre, duke filluar nga trusti”, ka shtuar Berisha.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës, tek përmendin projektligjet që mund të marrin epilog këtë vit, thonë se deputetët do të mund të votojnë sërish edhe për Kodin Civil, i cili dështoi vitin e kaluar.

“Le të fillojmë me projektligjin për Byron për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, po ashtu një prej trajtimeve apo iniciativave më të rëndësishme do të jetë puna rreth Vetingut apo referimit të sistemit të drejtësisë, mbase përgjatë këtij viti ne mund të shohim edhe një kthim, të Kodit civil i cili nuk arriti të kalojë vitin e kaluar, nuk arriti të miratohet në Kuvendin e Kosovës, dhe mbase përgjatë këtij viti do shohim një kthim”, ka deklaruar Arbër Thaçi, nga KDI-ja.

Ndonëse për dallim nga vitet e kaluara, gjatë 2022, ligjvënësit kanë arritur të përmbushin agjendën legjislative në nivel më të kënaqshëm, Thaçi tregon veset që deputetët nuk po arrijnë t’i largojnë.

“Mungesa e vazhdueshme e deputetëve në bazë të përllogaritjeve tona, diku përafërsisht mbi 1 mije e 700 mungesa janë shfaqur gjatë vitit të kaluar, kjo padyshim që paraqet problem, po ashtu problematik ka qenë edhe mungesa e debatit parlamentar mbi temat ose projektligjet”, ka shtuat Thaçi.

Sipas, Kuvendit të Kosovës, deputetët gjatë vitit të kaluar kanë miratuar 111 ligje, kurse në procedurë janë edhe më tutje 49 projektligje.

“Referuar Kushtetutës, sesioni pranveror i Kuvendit të Republikës së Kosovës fillon të hënën e tretë të muajit janar. Agjenda legjislative e punës së Kuvendit përgjatë një sesioni përcaktohet në bazë të strategjisë legjislative. Gjatë vitit 2022 Kuvendi ka miratuar 111 ligje, ndërsa 49 projektligje janë në procedurë”, thuhet në deklaratën e Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit