13 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Kuvendi i Kosovës në orën 12:00 vazhdon seancën konstituive

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot (e enjte) do të vazhdojë seanca konstituive e ndërprerë një ditë më parë.

Në njoftimin e Kuvendit në faqen e tyre zyrtare bëhet e ditur se seanca do të fillojë në orën 12:00.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre të martën pasi shumica e deputetëve nuk e votuan raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

Presidenca e Kosovës të mërkurën ka konfirmuar se ka pranuar letër nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari lidhur me seancën e legjislaturës së nëntë e cila u ndërpre më 15 prill.

Ndërkaq, gjatë ditës presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kthyer përgjigje Deharit ku ka theksuar se ashtu siç e parasheh Kushtetuta, Gjykata Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, seanca konstituive duhet të vazhdojë brenda 48 orëve nga ndërprerja e saj, pra 48 orë nga 15 prilli.

Të ngjashme

Të fundit