Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët po mbahet sot në Shkup.
Nga 108 delagat që morën pjesë, 106 prej tyre votuan pro shkarkimit të Arben Taravarit nga pozita e Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.
Vetëm Bekim Pocesta votoi kundër dhe një abstenoi nga votimi, informon Klan Macedonia.
Javën e ardhshme pritet të thirret Kongresi i partisë dhe të vuloset shkarkimi i Kryetarit Arben Taravari.