8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Kuvendi e shpërblen një kompani me rreth 300 mijë euro për bileta aeroplani

- Advertisement -

Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik, “AS TRAVEL CLUB” sh.p.k., për procedurën me titull: Shërbime të udhëtimit me Aeroplan-Bileta, transmeton IO..

Ndonëse në garë për këtë tender ishin tri kompani: “Prime Tours&Travel”, “AS TRAVEL CLUB” dhe “Altavia Travel”, që të tria të përgjegjshme, prokurimi i kuvendit e ka shpërblyer “AS TRAVEL CLUB” me rreth 300 mijë euro.

Sipas përshkrimit të kontratës, kompania fituese pritet të furnizojë Kuvendin me rreth 600 copë bileta aeroplani për dy vitet e ardhshme.

Në përshkrimin e çmimit thuhet se vlera e biletës prej 490.00 euro është një vlerë që shërben vetëm për kalkulim të çmimit dhe çmimi total do të përdorët vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit dhe nuk përcakton çmimin real të kontratës pasi që çmimi do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës nga çmimet që do të procedohen nga sistemi kompjuterik i rezervimit AMADEUS, GALILO, SABRE, apo sistem tjetër të barasvlershëm apo sisteme online.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit