27.1 C
New York
Monday, June 23, 2025

Buy now

Kuvendi dështon për herë të 35-të, deputetja e Nismës shqetësohet për pamjen: A po dukem mirë?

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 35-të radhazi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, për të konstituuar institucionin më të lartë ligjvënës në vend. Edhe pse kriza politike po thellohet, disa deputetë duken të painteresuar për bllokadën e vazhdueshme që po e mban Kosovën pa Kuvend funksional.

Një moment që tërhoqi vëmendje ishte paraqitja e deputetes së Nismës, Arbëreshë Krasniqi, e cila para mediave nuk foli për ngërçin institucional, por në vend të kësaj pyeti duke qeshur: “A po dukem mirë?”

Përkundër faktit që vendi po përballet me pasiguri politike, mungesë buxheti të miratuar dhe rrezik humbjeje të fondeve ndërkombëtare, fokusi i disa deputetëve duket se është diku tjetër – tek pamja e jashtme, jo përgjegjësia politike.

Një nga kolegët e saj nuk hezitoi t’i thotë hapur: “Punë s’jeni tu kry, se…”.

Të ngjashme

Të fundit