Kuvendi i Kosovës përmes një emaili ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet të shtunën në orën 12:00.
Seanca e së shtunës do të jetë vazhdimi i tretë i seancës konstituive, e cila dy herë radhazi dështoi të finalizohet pasi raporti i Komisionit për Verifikim mandatesh herën e parë s’ka marrë vota mjaftueshëm dhe herën e dytë s’është hedhur fare në votim.
Seancat është duke i drejtuar deputeti i zgjedhur, Avni Dehari.