Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën udhëheqjen e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, mbajti sot seancë plenare, me të vetmen pikë të rendit të ditës, shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr. 08/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-114 për zyrtarë publikë.
Këtë projektligj e prezentoi dhe e arsyetoi kryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal, Doarsa Kica Xhelili, i cili po ashtu u përkrah edhe nga grupet parlamentare.
Pas hedhjes në votim nga kryeparlamentari Konjufca, me 71 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e miratuan këtë projektligj.