Nuk kalon asnjë ditë që në mediat angleze nuk shkruhet për të ardhmen e mbrojtësit Trent Alexander-Arnold.
Mbrojtësi i djathtë është futur në muajt e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe nëse ai nuk rinovon mund të largohet në verë si futbollist i lirë.
Por drejtuesit e Liverpoolit po vazhdojnë bisedimet me agjentët e futbollistit për të gjetur marrëveshje për kontratë të re, edhe pse tani problemi qëndron te paratë.
Sipas gazetës angleze The Sun, drejtuesit e Liverpoolit i kanë oruar kontratë e re Arnoldit me rritje të pagës nga 170,000 në 250,000 funte në javë.
Edhe pse është një rritje e konsiderueshme, mbrojtësi nuk e konsideron të mjaftueshme, pasi dëshiron që paga e tij të jetë në të njëjtin nivel me atë të Mohamed Salah, me egjiptianin që aktualisht fiton rreth 350 mijë funte në javë (rreth 22 milionë euro në vit).
Dhe këtë shumë menaxherët e Alexander-Arnold i kanë kërkuar edhe Real Madridit që mbetet favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij.
Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Liverpoolit do t’i plotësojnë kërkesat e Alexander-Arnold me mbrojtësin e djathtë që gjithmonë ka shprehur gatishmërinë për të qëndruar në Anfield.