Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme, sipas detyrës zyrtare, që seancat e Kuvendit të ndërpriten nga data 27 korrik deri më 8 gusht.
Kjo masë është vendosur nga Gjykata Kushtetuese në atë që në drejtësi quhet: ex officio ose sipas detyrës zyrtare dhe ka të bëjë me rastet që në Kushtetuese kanë shkuar nga LDK e PDK, dhe jo për çështjen e presidentes Osmani.
Deputetët do të mblidhen sot (e premte) për herën e 52-të për të tentuar konstituimin e Kuvendit para se masa e përkohshme e Kushtetutës të hyjë në fuqi.
Ambasada Gjermane ka bërë të ditur se ambasadori Jorn Rohde, bashkë me përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë, planifikojnë të jenë të pranishëm në seancën që do të mbahet në orën 11:00 në Kuvend.
Kushtetuesja ua ndalon çdo veprim deputetëve pas kalimit të afatit 30 ditor