34.1 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Kushtetuesja vendos për masë të përkohshme, Faton Fetahu i PDK-së: Nuk mori vendim në bazë të kërkesës së presidentes

- Advertisement -

Gjykata ka vendosur për masë të përkohshme lidhur me konstituimin e Kuvendit, e për këtë thotë Faton Fetahu i PDK-së thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim në bazë të kërkesës së Presidentes Vjosa Osmani.

Fetahu në një lidhje direkte në emisionin Pressing në T7 tha se kërkesa e presidentes ka mbetur pa objekt kërkese, dhe si e tillë nuk mund të trajtohet.

“Po ka mbetur pa objekt kërkese, Ajo kërkesë nuk trajtohet sepse si e tillë nuk ka më objekt sepse masa është vendos”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur parashtrueseve të kërkesës së Memli Krasniqit nga PDK dhe Hykmete Bajrami nga LDK dhe 22 deputetëve të tjerë në lidhje me çështjen e votimit të fshehtë.

Objekti i procedurës ishte vendosja e ex-effico të masës së përkohshme, që nënkupton deputetëve iu ndalohet çdo veprim nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Të ngjashme

Të fundit