1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Kushtetuesja rrëzon Ligjin e Pagave, Tahiri : Ku je nisë, o kryeministër?

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka komentuar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave për sektorin publik.

E Tahiri ka thënë se rrëzimi i këtij ligji vetëm në vazhdën e rrëzimit të ligjeve “nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit”.

“Bie Ligji i Pagave, ligje koti që bien herë me rënie të lirë, e herë sipas rrjedhës kaskadë! Rrëzim pasi rrëzimi, dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit”.

“Anëtarët e kësaj qeverie, i madh e i vogël, deputeti i AAK-së thotë se “kanë nevojë për trajnime nga ish Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, nga njohës të shtetit të së drejtës, si dhe nga njohjes të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik”.

“Ku je nisë, o kryeministër, këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit