18.3 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

Kushtetuesja publikon Aktgjykimin e plotë për çështjen e nënkryetarit serb

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese ka publikuar Aktgjykimin e plotë lidhur me kërkesën e Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Për të hyrë në fuqi Aktgjykimi, duhet të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe pastaj nis rrjedhja e afatit.

Kushtetuesja ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk mund të konsiderohet i konstituar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb dhe ka obliguar deputetët që ta përfundojnë këtë proces brenda 12 ditësh.

“TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe njoftimit të palëve, përveç pikës V të dispozitivit, e cila hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses mbi vendimin e marrë.

Kliko KËTU për ta lexua aktgjykimin e plotë: https://drive.google.com/file/d/1-13l2bk754fK2zhQ1OG_imdQJMp_pZRj/view?pli=1

Të ngjashme

Të fundit