15.1 C
New York
Thursday, October 9, 2025

Buy now

Kushtetuesja pezulloi dekretin, reagon Begaj: Respektoj vendimin

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me vendimin e marrë këtë të enjte, nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës.

Në një njoftim për mediat, Begaj bën me dije se e respekton vendimin.

“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ky reagim vjen pasi më herët gjatë kësaj të enjteje, Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë.

Tanimë, pritet të shohim çfarë do të ndodhë në seancën gjyqësore në fund të muajit, 9 ditë para datës zyrtare për zgjedhjet në pesë Bashkitë e tjera.

Të ngjashme

Të fundit