Nesër në orën 10:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Njoftimi u bë në faqen zyrtare të parlamentit.
“Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb”.
Vazhdimi i seancës në tentativë për ta konstituuar Kuvendin vjen një ditë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në vendimin e plotë të saj është konstatuar që “Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.