Gjykata Kushtetuese në Aktgjikimin e saj në lidhje me konstituimin e Kuvendit, ka obliguar kryesuesin e seancës konstituive që ta respektoj rregulorën në përpikmëri. Rendi i ditës nuk është çështje vullneti, por normë juridike
Në thelb të vendimit qëndron interpretimi i nenit 76 të Kushtetutës, ku përcaktohet se Rregullorja e Punës së Kuvendit, e miratuar me dy të tretat e deputetëve, ka fuqi të detyrueshme ligjore. Në këtë rregullore, rendi i ditës i seancës konstituive është i përcaktuar në mënyrë taksative:
- Formimi i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve;
- Betimi i deputetëve;
- Zgjedhja e Kryetarit;
- Zgjedhja e Nënkryetarëve.
Pra, askund në këto pika nuk parashihet si procedurë formimi i komisionit për votim të fshehtë.