Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blera Deliu-Kodra, ka deklaruar se partia e saj është e përkushtuar për të kontribuar në tejkalimin e ngërçit politik në vend dhe do të marrë pjesë në çdo takim të ftuar nga institucionet apo krerët e tyre.
Në FIVE të Dukagjinit, Deliu-Kodra ka komentuar takimin e fundit ndërmjet liderëve politikë, që pasoi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të publikuar më 26 qershor, që obligon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh.
Ajo ka theksuar se ftesa e bërë nga Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes dhe përfaqësues i grupimit më të madh parlamentar, për t’i mbledhur liderët e tjerë për diskutime, nuk mund të konsiderohet si kompromis.
“Ne kishim një takim të ftuar nga zoti Kurti, ku ftuar menjëherë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk u mbajt seanca dhe u ftuan në një takim me akterët polik për të diskutuar lidhur me një situatë, me një momentum të ri politik. Edhe aty u provua nga zoti Kurti që kompromis të cilësohet ftesa e tij e për t’i takuar liderët politik.
E para nuk mund të quhet kompromis ftesa e grupimit më të madh parlamentar për të diskutuar me akterët politik për përpjekjen që ta tejkalojmë ngërçin politik. Ju e dini PDK-ja që prej përfundimit të zgjedhjeve kemi shkuar në secilin takim dhe do të shkojmë të ftuar nga institucionet ose krerët e institucioneve, në përpjekje por të dal nga situata e rëndë që natyrisht po na sfidon edhe ne si deputet”, ka thënë Deliu-Kodra.