22.5 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Kushtetuesja: Kërkesa e AAK`së për seancën konstituive është duke u shqyrtuar

- Advertisement -

 

Gjykata Kushtetuese në një përgjigje për RTV21 ka bërë të ditur se kërkesa e AAK-së për një intepretim kushtetues sa i përket procedurave të seancës konstituive të Kuvendit është duke u shqyrtuar. Zëdhënësi i Gkykatës Kushtuese, Veton Dula, ka thënë se palët e interesit dhe opinioni do të njoftohen me kohë.

“Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar. Për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni” tha Dula për rtv21.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e mbështetur edhe nga PDK-ja, LDK-ja e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një lëndë për çështjen e formimit të komisionit për votim të fshehtë në seancën konstitutive të Kuvendit.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se lënda përfshin të gjitha veprimet që lidhen me seancën konstituive të Kuvendit dhe vazhdimet e saj, të përmbledhura në dokumentin zyrtar “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit