23.9 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Kushtetuesja ia rrëzoi ligjin për çmimin tavan, Hajdari vazhdon me tavanet e naftës

- Advertisement -

Pikërisht në ditën kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi Ligjin për Masat e Përkohshme Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimit të produkteve të naftës.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Hajdari ka thënë se kanë qëllim të parandalojnë çrregullimin e çmimeve, sidomos gjatë muajve të festave të fundvitit.

“Me këtë vendim, kemi për qëllim parandalimin e çrregullimit në treg me çmimet e naftës, sidomos gjatë muajit të festave të fundvitit, kur bashkëatdhetarët tanë janë të pranishëm në ATDHE, e gjithashtu me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës, si dhe për të mënjanuar çrregullimet tjera në treg.” – ka thënë ajo.

Sipas saj, së fundi është evidentuar mospërshtatje e çmimeve vendore krahasuar me çmimet në tregun botëror.

Të ngjashme

Të fundit