Kushtetuesja drejt plotësimit me 9 gjyqtarë (Video)

- Advertisement -

Kuorumi i plotë i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pritet të kompletohet së shpejti.

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese është mbledhur për t’i shqyrtuar nominimet e kandidatëve për gjyqtarë, lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe ligj.

Për dy emrat e kandidatëve për gjyqtarë në Kushtetuese do të vendoset në një seancë plenare.

Gjyqtarët zgjidhen me dy të tretat (2/3) e deputetëve që marrin pjesë dhe që votojnë.

Organizatat monitoruese kërkojnë që Gjykata Kushtetuese sa më parë ta ketë përbërjen e plotë prej nëntë gjyqtarëve, në mënyrë që të fuqizohet pavarësia e saj.

“Përkundër faktit që edhe me shtatë gjyqtarë vendimet janë kushtetuese, prapëseprapë legjitimiteti i vendimeve është më i madh nëse merren nga një përbërje e plotë prej nëntë anëtarëve”,ka thënë Gëzim Shala,nga IKD.

“Prandaj plotësimi i dy vendeve shtesë e fuqizon edhe pavarësinë e kësaj gjykate, por edhe e pamundëson çfarëdo rreziku të mungesës së kuorumit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese”,ka thënë Vullnet Bugaqku, nga KDI.

Aktualisht, në Gjykatën Kushtetuese vendimet merren nga shtatë gjyqtarë, të cilët përbëjnë kuotën aktuale të kuorumit.

Të ngjashme

Të fundit