-12.8 C
New York
Saturday, January 31, 2026

Buy now

Kush tjetër? Cristiano Ronaldo sërish shënon për Al Nassr

- Advertisement -

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka shënuar mbrëmë golin e 961-të në karrierë, këtë herë në përballjen ndaj Al Kholood.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë pas një bashkëpunimi me Joao Felix e dërgoi topin brenda rrjetës për të zhbllokuar rezultatin.

Felix asistoi për mrekulli te Ronaldo, i cili ishte i pagabueshëm në portën e zbrazur.

Për më shumë shikoni golin:

Ndërkohë, Al Nassr po i afrohet liderit Al Hilal në kampionat, derisa Ronaldo po vazhdon objektivin për t’u bërë futbollisti i parë që shkon në kuotën e 1 mijë golave në karrierën profesionale.

Të ngjashme

Artikulli paraprak
Një oficer shqiptar i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar rezulton se ka qenë vetë emigrant i paligjshëm, ndërsa tani përballet me akuza serioze penale për vjedhje ndaj emigrantëve që mbërrinin në Britani me anije të vogla përmes Kanalit të La Manshit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike, përcjell A2 CNN. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Besmir Matera, i cili akuzohet së bashku me katër oficerë të tjerë të emigracionit për komplot për vjedhje. Sipas prokurorisë, ata dyshohet se kanë marrë para nga emigrantët që mbërrinin në Dover pas shpëtimit nga gomone në Kanal, gjatë viteve 2021–2022. Matera përballet gjithashtu me akuza shtesë për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar mes viteve 2003–2004, duke përdorur identitet të rremë në një aplikim azili, si dhe për posedim dokumentesh false, përfshirë pasaporta dhe patentë drejtimi, në periudha të ndryshme nga 2011 deri në 2022. Sipas akuzës, Matera ka hyrë në Britani kur ishte 14 vjeç, përmes një udhëtimi shkollor dhe më pas është raportuar i zhdukur në Brighton, pasi bashkëmoshatarët e tij nga Shqipëria ishin kthyer në atdhe. Ai u kishte thënë autoriteteve se ishte nga Kosova. Prokurorja Rosalind Earis deklaroi në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster se të pandehurit punonin në një ekip të posaçëm të emigracionit, që merrej me emigrantët e mbërritur me anije të vogla, dhe se ata dyshohet se bashkëpunuan për të vjedhur shuma të konsiderueshme parash nga sendet personale të emigrantëve dhe për t’i ndarë mes tyre. Në total, gjashtë oficerë janë akuzuar në këtë çështje, ndërsa të gjithë janë pezulluar nga detyra. Ata janë liruar me kusht dhe do të paraqiten më 26 shkurt në Gjykatën e Kurorës në Southwark për seancën përgatitore të gjykimit. /A2cnn
Artikulli tjetër

Të fundit