Java e Modës në Paris ka nisur dhe shumë yje kanë tërhequr vëmendjen me veshjet e tyre.
Një prej tyre është Jennifer Lopez e cila gjithmonë di të jetë në qendër të vëmendjes. Me flokët e prera stil “bob”, veshur me golf të bardhë, streçe të zeza dhe një xhaketë me plot 7000 petale trëndafili të bardhë natyral. Çanta dhe syzet ishin detaje gjithashtu që u komentuan.
Rihanna është një personazh tjetër që ka goditur në shenjë me veshjes e saj. Ajo u shfaq me një fustan të gjatë deri poshtë gjurit dhe me një xhaketë të zezë me rrip në mes. E veshur e gjitha në të zezë, duke u dukur tepër klas, por për ta thyer, paraqitjes së saj i kishte shtuar edhe një kapele duke u dukur kështu pak më sportive. Gjithashtu look-un e saj ajo e kompletoi me një varëse me diamante.