32.8 C
New York
Monday, July 28, 2025

Buy now

“Kush të ka pagu…mos Lumir Abdixhiku?”: Fitore Pacolli kapet keq LIVE në emision me protestuesin që e priti te Kuvendi

- Advertisement -

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe kryetari i këshillit të fshatit Bellanicë të Malishevës, Hazir Hoxha janë përplasur keq LIVE në emision.

Pacolli ka kërkuar nga Hoxha të tregojë se kush e ka paguar atë për të shpifur ndaj saj, ndërsa Haziri i është përgjigjur duke i thënë se ai është misionar dhe jo mercenar.

“Në qoftë se Hazir Hoxha e ka marrë një cent prej dikujt kurrë jeta ime mos qoftë.. e fëmijëve të mi. Unë jam misionar, nuk jam mercenar. Mos më ofendo..”, ka thënë Hoxha në Tëvë1.

Tutje, Pacolli ka insistuar nëse kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është personi që i ka dhënë para atij për të dalë në publik me akuza të tilla, mirëpo Hoxha ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë nuk dalloj parti sepse krimi nuk njeh as parti, as fe, as komb. Të lutem mos e ul veten kaq poshtë”, është shprehur Hoxha.

 

Të ngjashme

Të fundit