Në konferencën për media, Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” ka treguar se kanë marrë mbështetje nga institucionet në nivel komunal, por edhe ka përmendur mbështetjen e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.
Por ai ka treguar edhe se deri të hënën do të zhvillojnë edhe takime të tjera dhe se të hënën do të kenë një panoramë se kush do të jetë pro thirrjes “Drejtësi, jo politikë”.
“Të gjitha institucionet e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në nivel komunal. Po ashtu edhe në institucionet qendrore, kemi pasë takim me presidenten, ku kemi pasë mbështetje për marshin, por kemi edhe disa takime deri të hënën brenda agjendës. Por të hënën e kemi panoramën se kush e ka mbështet dhe kush do të marrë pjesë në këtë marsh”, tregoi Ismaili






