11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kush po rren? Dështon komisioni për Integrim Evropian, opozita fajëson Bislimin, këshilltari thotë se ai ishte aty

- Advertisement -

Përplasje verbale, pozitë opozitë, shkak dështimi i mbledhjes së  Komisionit parlamentar për Integrime Evropian. Anëtaret e Komisionit për Integrim Evropian kanë mbajtur konferencë për medie, pas dështimit të raportimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.  Ky i fundit ishte ftuar të raportojë në lidhje me dialogun por që nuk ishte prezentë.

Ndryshe, këshilltari i Bislimit Klisman Kadiu, ka reaguar duke thënë se Bislimi ishte prezentë por në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, tha se edhe përkundër konfirmimit se do të marrë pjesë në Komisioni Bislimi nuk ka ardhur, madje kanë munguar edhe deputetët e pozitës.

“Sot e kam thirrur takimin, zëvendëskryeministri dje na ka njoftuar që nuk vjen, qëllimi u bë i ditur sot se nuk erdhën as deputetet e pozitës”.

“Ne e kemi thirrur për të raportuar për sanksionet, dhe takimin në Bratislavë një takim që nuk duhet të ndodhet atje, por në Bruksel”.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për mosraportim.

Sipas saj, skandalet e Qeverisë janë të panumërta dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Njeriu dy i kësaj Qeverie prej marrëzisë dhe skandaleve sot nuk ishte për të raportuar, sepse e gjithë ajo që ka bërë kjo Qeveri janë skandalet e panumërta. Sot Kosova është më keq se kurrë nga brenda më e izoluar se kurrë nga jashtë”.

“Në seancën e fundit kemi parë që numri dy ushtron dhunë ndaj deputetëve, ata Sa më herët duhet t’i lirojnë pozitat dhe vendi të shkoj në zgjedhje e të kthehet legjitimiteti te qytetarët”, tha ajo.

Kritika për mos raportim të Bislimit, pati edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

“Kjo është Qeveria më jotransparente dhe është e obliguar Qeveria përmes një rezolutë që të diskutojë për dialogun. Po e shihni se kjo Qeveri po ik nga deputetët”, tha Kadriaj.

Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, ka reaguar përmes një statusi në “Facebook”, duke thënë  se Komisioni nuk është mnbajt për shkak të mungesës së kourimuit dhe jo pse ka munguar Besimi.

Postimi i plotë:

”Mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum. Jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi. Ai pikërisht nuk ishte prezent, sepse nuk kishte kuorum.

Zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka refuzuar asnjëherë të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian“, ka shkruar Kadiu

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit