-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Kush po i djeg makinat e serbëve në veri?

- Advertisement -

E ka zgjedhur këtë forme për të protestuar.

Radojica Radomiroviq i cili jeton në Komunën e Leposaviqit, ka vendosur ta thyej heshtjen dhe të dalë kundër Listës Serbe, partisë më me ndikim në mesin e qytetarëve serb në veri të Kosovës e mbështetur nga vet presidenti serb Vuçiq.

Radomiroviq, tregon se ka informacione te sakta se kush qëndron mbrapa djegies se makinave të serbëve me targa RKS.

Ai thotë se këto veprime po kryhen nga anëtarët e Listës Serbe, të cilët bashkëpunojnë më grupet kriminale në veri.

“Kemi informacione të besueshme se kush po i vë zjarrin makinave të Serbëve. Të gjithë qytetarët, bashkëqytetarët tanë në territorin e Leposaviqit, që ndodhen në veri të Kosovës, e dinë shumë mirë se pas djegies së veturës qëndrojnë ekskluzivisht anëtarë të listës serbe, gjegjësisht grupet kriminale, siç e dimë, dhe cilët janë pronarë të laboratorëve të drogës, këta janë njerëz që janë të afërt me Listën Serbe”, tha ai.

Radomiroviq tregon se populli serb në Kosovë ka një dekadë që është duke u terrorizuar nga kjo parti.

Ai madje përmend edhe emra të disa personave që kanë ushtruar presion në forma të ndryshme ndaj qytetarëve serb.

“Qytetarët janë të frikësuar pikërisht nga anëtarë të listës serbe, këtë e kemi këto 10 vitet e fundit që kur janë në pushtet. Mbi popullin tonë është bërë terror i vazhdueshëm në formën e djegies së makinave, kemi raste që qytetarëve tanë u janë minuar shtëpitë, janë larguar nga puna, kush nuk mendon ashtu si ata që duan të mendojnë, qytetarët tanë i largojnë nga puna, dje kemi pasur një situatë këtu në komunën e Leposaviqit që të fortët e asaj komune, si të thuash, kapadai si Simiq, ZoranTadiq, dje i larguan 7 përkrahës tanë, qytetarë tanë”, shtoi ai.

Radomiroviq ka edhe një kërkesë për Qeverinë e Kosovës.
“Dëshira jonë është që policët tanë të kombësisë serbe të kthehen sa më shpejt këtu për të punuar, por nuk kemi dëshirë që të vijnë komandantët e tyre që ishin këtu që u shpërblyen në Beograd sepse mbuluan me sukses laboratorët e drogës dhe me sukses fshehën kriminelët që shkatërrojnë pronat serbe dhe djegin pronat serbe dhe frikësojnë qytetarët tanë. Qeveria e Kosovës, duhet të dërgojë një numër më të madh të policëve këtu për t’i mbrojtur qytetarët tanë. Ne nuk mund të rrimëgjithë natën duke i ruajtur makinat nga kriminelet që kanë dëshirë t’i djegin ato”, përfundoi ai.

Krejt në fund, Radomiroviq i bënë thirrje bashkëqytetarëveqë të jenë më të guximshëm dhe të luftojnë për lirinë e tyre nga Lista Serbe. /Tëvë1/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit