Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka publikuar këngën “Sa të du”, në bashkëpunim me artistin Irkenc Hyka.
Në Instagramin e saj, Elvana ka publikuar disa fotografi, të shkëputura nga klipi i kësaj kënge, përcjell Klankosova.tv.
Këngëtarja ka shtuar edhe një mbishkrim, që është poashtu pjesë e tekstit të këngës “Sa të du”,
“Qysh din me m’lon pa fjalë”, ka shkruar tutje Elvana Gjata.