Zgjidhja e çështjes së presidentit apo presidentes së re mbetet urgjencë.
Por kryeministrit Albin Kurti, me urgjencë po i kërkohet të veprojë edhe për një proces tjetër me rëndsi, atë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndonëse, nuk dihet edhe sa “jetë” i ka mbetur qeverisë aktuale që drejton, megjithatë ekzektuivi i ri nuk ka zhvilluar një takim në kuadër të dialogut, as në nivel të lartë e as në mes kryenegociatorëve.
“Të dyja palët janë futur në një pozicion në të cilin e kanë të vështirë për të arritur një marrëveshje të shpejtë, që të prodhojnë rezultat nga ana politike, por mund të vazhdohet me terma teknikë, që nuk kanë të bëjnë me njohjen e pavarësisë, apo të komunave serbe në Kosovë, mund të vazhdojë për terma teknikë dialogu”, ka deklaruar Endri Tafani, njohës i çështjeve Ndërkombëtare.
Sipas njohësit për çështje Ndërkombëtare, Endri Tafani, dialogu nuk duhet të ndalet në asnjë situatë, as nëse potencialisht mund të vijnë zgjedhje të reja.
“Nëse ka zgjedhje të reja, do të dal një Qeveri e re apo parlament i ri, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalësh dialogun, sepse mund të ndodhin zgjedhje në të ardhmen, në këtë moment është të bësh dialog për ceshtje teknike, të përgatisësh kërkesat e tua, të marrësh qëndrimin e palës tjetër”, ka theksuar Tafani.
Me tu formuar qeveria e re, kreynegociator u emëruar Jeton Zulfaj, por as ky nuk zhvilloi një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Por cëstja e dialogut, vazhdon të jetë temë e takimeve edhe jashtë vendit që Kurti po i zhvillon.
Kurti çështjen e dialogut e përmendi në një takim në Londër të enjten me Sekretaren për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.
Aty kryeministri i shtetit përsëriti tri parakushtet për vazhdimin e procesit, dorëzimin nga Serbia të kryekriminelit Milan Radoiçiq, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. /Dukagjini/






