Lori, shkëlqen gjithmonë në muzikë dhe stil. Është këngëtarja pa skandale dhe kjo e bënë të veçantë.
Por, a është e lumtur këngëtarja nga Shqipëria që jeton dhe vepron në Kosovë?
“Lumturia asnjëherë nuk është absolute. Nëse do të thoja qe ndihem shumë e lumtur, e di qe do të tingëllojë klishe dhe fallc, andaj nuk më pëlqen kjo gjë”.
Ndryshe, Lori edhe këtë sezon është mjaftë e angazhuar në dasma e ahengje, ndërkaq për jetën e saj private vazhdon të mos thotë asgjë.