14.2 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Kush po bën politikë me strukturat paralele në komunat me shumicë serbe? (Video)

- Advertisement -

Shëndetësia dhe arsimi janë fusha të cilat, sipas Marrëveshjes së Parë të Brukselit nga viti 2013, duhet të jenë në ligjet e Bashkësisë së Komunave Serbe.

Saktësisht, në atë marrëveshje thuhet se Bashkësia e Komunave Serbe do të ketë “mbikëqyrje të plotë” mbi to.

Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë institucione, të cilat punojnë nën sistemin e Serbisë, përfshirë të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore.

Kjo u vërtetua edhe nga vizita e ekipit të KIKS Kosovës në Komunën e Shtërpcës ku institucione të tilla shëndetësore u panë që funksionojnë sikurse të ishin në mes të Beogradit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte thënë në fillim të shtatorit të vitit të kaluar se në Kosovë funksionojnë ende institucionet më të rëndësishme, përkatësisht shëndetësia dhe arsimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit