8.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

“Kush o për mu puthë?”, deputetja e VV-së e pranon se gaboi: E kom bo pa vetëdije, ja kom huq profesionit

- Advertisement -

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka bërë me dije se pyetjet provokuese që dje e ka shtruar në rrjetet sociale e ka bërë pavetëdije.

Ndonëse e ka pranuar gabimin, ajo ka kritikuar mediat që ia kanë bërë lajm pyetjen “Kush o për mu puthë”, të cilën e kishte shtruar në rrejtët e sociale.

Përmes një “video-storje” në profilin e saj në “Facebook”, ajo thotë se ia ka huq profesionit.

Matoshi pretendon se po të zgjidhte gazetarinë, do të bëhej gazetarja më e mirë në Kosovë.

Ata zgjodhën kryetitullin tim, që e kom bo pa vetëdije: kush është për me u puth. Unë po me doket ja kom huq profesionit. Kom mujtë me kanë gazetarja numër 1 në vend, me kryetituj, a pajtohen edhe ju?”, ka thënë Matoshi në videon e publikuar mbrëmë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit