23.9 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Kush nga banorët e BBV ka fituar më shumë ndjekës në “Instagram”? Ja kush e kryeson listën

- Advertisement -

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur me një mijë ndjekës në Instagram duke shkuar nga 443 në 444 mijë. Duket se Juli është aleat në lojë me Ledjonën, e cila gjithashtu është rritur me një mijë ndjekës duke shkuar në 46.3 mijë.

Sara Gjordeni ka shkuar nga 70.8 mijë në 72.2 mijë, teksa partneri i saj Bardhi është rritur me plot 22 mijë, duke shkuar nga 278 në 300 mijë ndjekës.

Një tjetër çifti i “BBV3”, janë Ilnisa dhe Meritoni. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 4.7 mijë ndjekish dhe Meritoni me plot 10 mijë ndjekës më tepër.

Çifti i tretë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi,  nuk kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 4 mijë ndjekës duke shkuar në 108 mijë, teksa partneri i saj ka mbetur njësoj me 322 mijë.

Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, kanë pasur një rritje, përkatësisht me 1 mijë dhe 3 mijë secila. Ndërkohë, një rritje të madhe prej 8 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 241 në 249 mijë.

 

Të ngjashme

Të fundit