Rikthimi i papritur i Toneyt në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, vetëm pak ditë pas eliminimit, ka shkaktuar trazira brenda dhe jashtë lojës.
Vendimi për rikthimin e tij u mor nga miqtë e ngushtë, Benita Zena, Ardit Stafaj dhe Labinot Rexha, të cilët pas daljes së Toneyt, u treguan tepër emocionalë, por vendosën unanimisht ta rikthejnë në garë.
Lidhur me këtë lëvizje, disa banorë si Londrimi, Hygerta dhe Klodi shprehën pakënaqësitë e tyre, ndërsa Kushtrim Kelani komentoi me sarkazëm: “Me këtë logjikë ‘hyr-dil’, do të mbesim në Big Brother deri në korrik”.
Por pakënaqësitë nuk kanë mbetur vetëm brenda shtëpisë.
Llogaria e Kushtrimit në Instagram, e menaxhuar nga familjarët publikoi një reagim të fortë, duke kërkuar llogari publike nga produksioni.
Në postimin e tyre, ata ngritën disa pyetje të hapura për situatën.
“1. Çfarë përgjegjësie merr produksioni për mijëra SMS-a që kemi dërguar, të cilat rezultuan sikur të mos ishin dërguar fare, pa asnjë ndikim real në rezultat?
2. Nëse do të ishte eliminuar Kushtrimi spo cilido banor tjetër, a do të vlente i njëjti rikthim për të gjithë, që herën tjetër ne, si mbështetës, të dimë nëse ka apo jo kuptim të shpenzojmë para?
3. Si është e mundur që u anashkalua plotësisht situata ku Labinot Rexha e denigroi rëndë Kushtrimin, duke e etiketuar si serb/sllav dhe duke ia deformuar emrin në ‘Kushiq’?
Kjo situatë u trajtua gjerësisht në media portale dhe mijëra komente të shikuesve, ndërkohë që për raste shumë më të lehta janë dhënë zarfe të zeza dhe eliminim direkt”.






