9.4 C
New York
Wednesday, December 18, 2024

Buy now

Kush janë politikanët që gjithë e kanë numrin e njëjtë në lista për deputetë?

- Advertisement -

Më 9 shkurt, Kosova mban zgjedhjet parlamentare. Partisë politike, kanë bërë publike tashmë listat e kandidatëve të tyre për deputet. Disa figura të njohura kanë mbetur jashtë këtyre listave, ndërsa disa të tjera, mbajnë numrat që kanë pasur edhe në zgjedhjet e kaluara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbrëmjen e së mërkurës njoftoi se 28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim në zgjedhje, 20 prej tyre parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Lëvizja Vetëvendosje partia që aktualisht udhëheq me vendin ishte e fundit si parti që publikoi listën për deputetë.

Kësaj liste i prin kryeministri dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, ndërsa pas tij renditen, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla (Guxo), Avni Dehari, Albulena Haxhiu.

Ndërkohë, edhe Partia Demokratike e Kosovës, ka publikuar listën e deputetëve.

Në top-renditje ka nisur prej Bedri Hamzës – si bartës liste – me Memli Krasniqin, Vlora Çitakun, Enver Hoxhajn, Uran Ismajlin e Bernard Nikajn.

Gjithashtu, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës që i ka paraprirë fushatës qe kohë me intensitet në top dhjetëshen e saj të parë ka nxjerrë emrat prej më domethënës të partisë, duke nisur prej Lumir Abdixhikut, Kujtim Shalës, Doarsa Kica-Xhelilit, Lutfi Hazirit, Gazmend Muhaxherit, Hkymete Bajramit e Anton Qunit.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu gjatë ditës nxorën zyrtarisht 110 kandidatët e tyre.

AAK-ja në koalicion me Nisma-n e me një numër tjetër partish të vogla, nisi me bartësin e listës, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Time Kadrijajn, Ardian Gjinin, Bekë Berishën e Besnik Tahirin.

Kush mban numrat e njëjtë?

Janë disa deputetë, që zakonisht, në listat zgjedhore mbajnë numrat e njëjtë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në vazhdimësi gjatë zgjedhjeve parlamentare ka mbajtur numrin 109.

Deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba, në listat e kësaj partie, zakonisht gjendet me numrin 110, pra i fundit.

Numri i Daut Haradinajt në Listat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, vazhdimisht ka qenë 50.

Deputetja aktuale e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi Mehmeti në dy palë zgjedhje ka mbajtur numrin 10, numër ky që më parë, ishte i bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi.

Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në listat e kandidatëve për zgjedhje, gjithnjë mban numrin 7.

Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt.

Ndërkohë, partitë politike veçse kanë filluar me parafushatën elektorale.

Më poshtë, gjeni listën e subjekteve që kanë aplikuar për certifikim:

Parti Politike: • Lëvizja VETËVENDOSJE! • PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS • LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS • SRPSKA LISTA • SRPSKI NARODNI POKRET • FJALA • PARTIA LIBRERALE EGJIPTIANE • NOVA DEMOKRATSKA STRANKA • INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS • SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA • KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ • Yenilikçi Türk Hareket Partisi • Jednstvena Goranka Partija (JGP); • Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI); • Srpska Demokratija; • PARTIJA KOSOVSKIH SRBA; • ZA SLOBODU PRAVDU I POSTANAK • PARTIA BALLI KOMBETAR DEMOKRAT SHQIPETAR; • PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS; • Kosoca Adalet Türk Partisi. • Koalcione: • Naša Bošnjačka Koalicija (Naša Inicijativa i Bošnjačka stranka); • AAK – Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi intelektual – E- 30; • Koalicioni për Familje; • PDAK-LPB; • Koalicija Vakat • Nisma Qytetare: • Narodna Pravda; • Opre Roma Kosova; • Kandidat i pavarur: • Fatmir Bytyqi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit