Kanë përfunduar ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Evropian i cili vitin e ardhshëm do të luhet në Gjermani.
Tashmë 21 kombëtare e kanë prerë biletën për në “EURO 2024”, derisa tre të tjera do ta kërkojnë një vend përmes UEFA Nations League.
Në mesin e skuadrave të kualifikuar është edhe Shqipëria.
“Kuq e zinjtë” e përmbyllen ciklin kualifikues në vendin e parë të grupit E, me 15 pikë.
‘Djemtë’ e Sylvinhos i lanë prapa Çekinë dhe Poloninë.
UEFA, tashmë ka publikuar edhe listën e golashënuesve më të mirë të kualifikimeve.
I pari është sulmuesi belg Romelu Lukaku, me 14 gola.
Pas tij vjen, Cristiano Ronaldo me 10 gola ndërsa në top treshe, futet edhe francezi, Kylian Mbappe me nëntë gola.