10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kush ishte “legjenda mafioze” që u vra të shtunën në Budva

- Advertisement -

Një nga anëtarët e lartë të “Klanit Skalp”, Miliç Minja Shakoviç është vrarë të premten mbrëma, pak para mesnatës, në Budva. Ai u likuidua në një kafene në këtë qytet përballë mureve të qytetit të vjetërshkruajnë mediat malazeze.

Sakoviç është qëlluar nga një person i cili ishte ulur në tavolinën pranë tij dhe i cili nuk ishte i maskuar. Me sa duket, ai sapo është ngritur dhe ka qëlluar disa plumba në drejtim të tij.

Policia e Beogradit ishte në kërkim të Miliq Shakoviçit me dyshimin se ai ka marrë pjesë në likuidimin e liderit të tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankoviç, i njohur ndryshe si Sale Mutavi, i cili u vra më 13 tetor 2016 në Beograd.

I vrari Miliç Minja Shakoviq u arrestua më 7 shkurt 2019 në Podgoricë me dyshimin se ka tentuar të vrasë dy anëtarë të klanit kriminal të Kavaçit më 27 mars 2016 në Kotorr.

Në dokumentet e policisë, Miliç Minja Shakoviç konsiderohej si një anëtar i lartë i “Klanit Skalp”, por edhe drejtues i degës së Podgoricës, i cili disa herë në disa të fundit ka qenë shënjestër e vrasësve nga “klani Kavaç”

Më 8 shtator 2017, Shakoviç i mbijetoi një atentati pasi vrasësit e qëlluan në gjoks me automatik me pesë plumba në një kafene në qendër të Podgoricës, ndërsa ai priste që t’i lahej automjeti në servis. Atëherë u vra Ivan Nedoviç nga Podgorica, djali i pronarit të servisit, i cili ishte në tavolinë me Shakoviçin. Shakoviç mbijetoi atë ditë, me shumë gjasa falë vëllait të tij Marko, i cili u hodh mbi të dhe e rrëzoi në dysheme.

Në mesin e dhjetorit 2017, dy muaj pasi i kishte mbijetuar plagëve të marra, Shakoviç raportoi në polici se po ndiqte një burrë në rrugë, i cili dyshohet se erdhi në shtëpinë e tij me biçikletë për ta vrarë.

Sipas burimeve të brendshme, për shkak të luftës së gjatë mes klanit “Skalp” dhe “Kavac”, Shakoviç ishte shumë i kujdesshëm. Ai dilte rrallë nga shtëpia, duke përdorur vetëm një makinë të blinduar dhe i shoqëruar nga sigurimi.

Por ja që destinimi i vdekjes nuk pyet për rrethana; siç shpëtoi mrekullisht nga 5 plumba, u shua me më pak pak orë më parë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit