0.5 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Kush i kallxon popullit sa me sa janë reduktimet e rrymës?

- Advertisement -

Një krizë e thellë energjetike e ka kapluar Kosovën në ditët e verës.

Gjatë ditës së sotme në tërë territorin e Kosovës ka pasur reduktime të rrepta të energjisë elektrike.

Nga dy orë ndërprerje në ditë sa ishte paralajmëruar javë më parë se do të ketë ndërprerje, sot qytetarët janë përballur me reduktime të reja.

4 me rrymë, 2 pa rrymë, 3 me rrymë, 3 pa rrymë, 3 me rrymë, 2 pa rrymë janë vetëm disa nga variantet me të cilat qytetarët janë njohur sot sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Për krejt këtë problematikë, ende askush nuk ka dhënë sqarime se cili do të jetë modaliteti i reduktimeve në ditët e ardhshme.

Qytetarët në Kosovë janë të mllefosur me reduktimet e energjisë elektrike, por gjithashtu të brengosur se çfarë do të ndodh në stinën e dimrit.

Se cilat do të jenë reduktimet ditëve të ardhshme, mbase krejt pak kush mund ta thotë me saktësi, por që nuk do të ketë furnizim gjithëditor me energji elektrike, janë të bindur shumica e qytetarëve.

Qytetarët në anën tjetër janë në pritje të lajmeve se cilat do të jenë reduktimet dhe çfarë do të ndodh ditëve në vazhdim me furnizimin me energji elektrike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit