21.3 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Kush falsifikoi firmën e Biden? Dyshime se ish-presidenti nuk i ka nënshkruar vetë disa urdhra

- Advertisement -

Një organizatë jofitimprurëse amerikane ka ngritur dyshime se Joe Biden, nuk i ka nënshkruar vetë disa urdhra ekzekutivë e madje nuk ishte as në dijeni të tyre.

PoWer the Future, një organizatë që avokon për vendet e punës në sektorin e energjisë amerikane, shqyrtoi tetë urdhra ekzekutivë të Biden që thotë se ishin ndryshime të rëndësishme në politikën e brendshme të energjisë dhe tha se nuk gjeti prova që presidenti të ketë folur për ndonjë prej tyre publikisht.

Urdhrat kishin të bënin me klimën dhe sipas PoWer the Future, duhet të konsiderohen të pavlefshme pasi se ato janë nënshkruar nga një makineri automatike e quajtur autopen, pa asnjë koment publik nga ish-Presidenti Joe Biden që konfirmon dijeninë e tij për to.

Urdhrat ekzekutivë të shqyrtuar nga PoWer the Future përfshijnë një ndalim të shpimeve në Arktik në vitin 2023, një urdhër ekzekutiv të vitit 2021 që angazhon qeverinë federale për emetime zero neto deri në vitin 2050, një urdhër ekzekutiv që mandaton qendrat e inteligjencës artificiale për “energji të pastër” dhe një urdhër ekzekutiv për ndalimin e shpimeve në det të hapur pak para se të largohej nga detyra në vitin 2025.

Duke mos gjetur asnjë provë që Biden të ketë folur publikisht për urdhrat ekzekutivë mbi klimën, organizata “PoWer the Future”, kërkoi  një hetim për të përcaktuar se kush i mori vendimet, hartoi urdhrat ekzekutivë dhe në fund i nënshkroi ato.

Të ngjashme

Të fundit