Pas “Dancing With the Stars” dhe sinkronizimit të zërit të “Paddington”, tani ai udhëheq rezistencën kundër pushtuesit rus
Presidenti Volodymyr Zelensky është bërë fytyrë e rezistencës së Ukrainës kundër Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Por, Zelensky erdhi në pushtet me një traditë të vogël politike dhe përvoje njëkohësisht. Para se ai të zgjidhet, ai ishte i njohur për rolin e tij në televizion ku si një mësues aksidentalisht vije në krye të pushtetit. Emisioni “Shërbyesi i popullit” zgjati për katër vite, duke bërë që ai të bëjë famë të madhe në Ukrainë.
Prej që filluan sulmet e Rusisë më 24 shkurt, Zelensky ka zënë ekranet e tërë botës, gjithmonë i veshur me një jelekë balistik teksa ju kërkon njerëzve që të luftojnë, sidomos në videot e tij që i poston në Telegram, Facebook dhe Instagram nga qendra e Kyivit. Herë të tjera, 44 vjeçari ka ngacmuar liderët perëndimorë për të rritur sanksionet kundër Putinit, duke folur rregullisht për lider si Presidenti i SHBA-ve, Biden, kryeministri i Britanisë, Boris Johnson dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe i ka përshkruar raketat ruse si terrorizëm.
Teksa sulmi rus intensifikohet, me sulme me raketa nga ajri, nga të cilat më se shumti pësojnë civilët, Zelensky e di që ai është në krye të listës se Kremlinit për t’u vrarë, por insiston që as ai e as familja e tij nuk duhet të largohen nga vendi por të luftojnë së bashku. Ai, po ashtu, po e kritikon Perëndimin për mosgatishmërinë e tyre për të intervenuar ushtarakisht. Të premten, ai kritikoi vendimin e NATO-së që nuk e zbatoi një zonë “jo fluturimi” në Ukrainë, të cilën shenj e konsideroi shenjë dobësie. Ai tha se Organizata Veri-Atlantike e ka “hipnotizuar vetveten” me frikë nga Moska dhe arsenalin e saj nuklear.
Që sa kohë është Volodymyr Zelensky president i Ukrainës?
Zelensky u zgjodh president më 2019, duke e mposhtur presidentin e atëhershëm Petro Poroshenko, duke e paraqitur vetën si një person i jashtëm që do ta luftojë korrupsionin dhe do të sigurojë marrëdhënie më të mira me Moskën. Zgjedhja e tij pati ndikim kryesisht për rolin e tij si prezantues në TV, ku ai e portretizonte vetën si një njeri të zakonshëm që do të shkonte në presidencë për ta pastruar vendin nga të këqinjtë. Madje, edhe partia e tij politike ishte emëruar sipas emisionit të tij.
Si e ka përballuar Zelensky deri tash pushtimin?
Në fillim, Zelensky pjesën më të madhe të energjisë së tij e drejtoi drejt një pajtimi me forcat ruse, të cilat kishin zhvendosur më shumë se 190 mijë trupa në kufij të Ukrainës. Ai tha se paralajmërimet e SHBA për një pushtim të afërt ishin të tepërta dhe do ta dëmtonin ekonominë e Ukrainës. Zelensky vuri në dukje grumbullimin e pranverës së kaluar në kufi me Rusinë që ishte edhe më i madh.
Por, pas sulmeve të para ruse në Kyiv dhe qytete të tjera të Ukrainës më 24 shkurt, ai u përpoq fort që ta mbron Ukrainën, duke siguruar asistencë të madhe perëndimore, më shumë se ishte parashikuar. Me propagandën ruse që ai tashmë do të largohet nga vendi, ai bëri një video të shkurtër në rrugën përballë pallatit presidencial në Kyiv për t’i inkurajuar ukrainasit që ta mbrojnë vendin e tyre. Ai mori miliona shikime në Telegram dhe Facebook. Ai ishte i veshur me kostum ushtarak.
Zelensky flet shpesh për liderët perëndimorë, duke u kërkuar atyre që t’i rrisin sanksionet në Moskën, në shpresën se do ta thyejë përparimin rus në vendin e tij. Teksa i lutet liderëve perëndimorë në video për aksione më të forta, ai ua tërheq vëmendjen atyre se ndoshta kjo është hera e fundit që do ta shohin gjallë, madje këtë ua thotë edhe diplomatëve të ndryshëm.
“Heshtja që krijohet në këto takime është e lodhshme”, tha një zyrtar i Bashkimit Europan. Menjëherë pas kësaj, blloku me 27 kombe lëvizi për të zgjeruar ndjeshëm masat e Perëndimit si kundërpërgjigje e agresionit të Moskës.
Sa ka evoluuar qendrimi i Zelenskyt për Rusinë
Zelensky fillimisht kërkoi një riafrim me Rusinë kur u zgjodh president më 2019. Ukraina kishte mosmarrëveshje me Kremlinin prej vitit 2014, kur forcat ruse aneksuan portin e Krimesë në Detin e Zi dhe nxitën një rebelim tek dy rajonet pro-ruse që kërkonin të dilnin nga kontrolli i Kyivit. Zelensky u zotua se do të përmirësonte marrëdhëniet me Putinin, në fillim kishte sukses. Ai siguroi një shkëmbim të burgosurish me Rusinë dhe kishte lëvizur përpara për ta arritur një marrëveshje armëpushimi më 2015.
Kundër tij kishte pasur protesta të mëdha që bënë që ai t’i ndryshojë taktikat. Diplomatët perëndimorë e paralajmëruan atë se Putin po përpiqej që ta detyronte për të nënshkruar një marrëveshje që do ta detyronte atë të pranonte ndikimin e gjatë rusë në Ukrainë, kryesisht në rajonet që dëshironin të ndaheshin, me qellimin që ta ndalonte anëtarësimin e vendit të tij në BE dhe NATO, shkruan Wall Street Journal, transmeton Gazeta Express.
Zelensky në vend të kësaj u kthye në drejtim të NATO-së duke filluar marrëdhënie të ngushta me Ukrainën, teksa filloi një fushatë për ta kthyer kontrollin në Krime. Një person i afërt më të i tha se Rusia ka filluar ta sheh atë njëjtë si Poroshenkon, të cilin president ai e pasoi. Moska po e shihte atë si person që po e shtynte Ukrainën më afër Perëndimit.
Analistët politik thonë se perspektiva që Ukrainë të rreshtohet krah me Perëndimin e ka zemëruar Putinin, i cili po përpiqet ta rrisë sferën e Rusisë në rajon, e cila ishte kufizuar shumë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë 30 vite më parë.
Më 1 mars, ditën e pestë të pushtimit, Zelensky tha që populli i Ukrainës tani po luftonin që të bëhen anëtarë të barabartë në BE – pavarësisht çmimit për këtë. “Ne po japim jetën tonë për të qenë të barabartë”, tha ai, i parruar dhe me këmishë të gjelbër të ushtrisë. “Na tregoni a jeni me ne dhe nuk do të na leni vetëm”.
Si arriti Zelensku nga humorist të bëhet president?
Zelensky studioi për juridik në universitet por pas diplomoi ai hyri në biznesin e argëtimit duke themeluar një kompani mediale. Ai u bë i famshëm për skeçet e tij, përfshirë edhe atë kur ata i heqin pantollonat dhe luajnë në piano me diçka tjetër e jo me duart e tyre. Më vonë, ai fitoi versionin e Ukrainës, “Dancing With the Stars” më 2006 dhe sinkronizoi zërin e Paddingtonit në filmin epik ku një ari i vogël viziton Londrën.
Megjithatë, ishte emisioni i tij “Shërbëtori i popullit” që pushtoi vendin me humorin e tij, i cili program për herë të parë u transmetua më 2015. Zelensky luan një mesues të dashur shkolle i cili shpërndan një video për çdo ditë për korrupsionin në Ukrainë me të cilën gjë pajtoheshin shumë ukrainas. Video u bë virale, duke bërë që ai të nisë një karrierë politike që bëri që personazhi i tij të jetë kandidat për president.
Suksesi i emisionit e bindi Zelenskyn që ai t’i hyjë politikës me të vërtetë. Fushata e tij bëri jehonë dhe shumë nga temat që ai trajtoi në emisionin e tij u bartën të partia e tij me të njëjtin emër “Shërbëtoret e popullit”. Ai fitoi në raundin e dytë të balotazhit kundër presidentit aktual, Poroshenko, me 73 për qind të votave.
Trashëgimia familjare e Zelenskyt
I lindur më 25 janar 1978, Zelensky u rrit në një rajon rusisht-folës në Ukrainën juglindore. Prejardhja e tij është hebreje; shumica e familjarëve të tij vdiqën në Holokaust teksa gjyshi i tij shërbeu në Luftën e Dytë Botërore si oficer në ushtrinë sovjetike. Babai i tij, një matematikan dhe nëna e tij një inxhiniere, zgjodhën të qendrojnë në Ukrainë, kurse shumë hebrenj të tjerë u larguan për në SHBA apo Izrael kur ish Bashkimi Sovjetik i lejoi ata që të largohen. Fëmijëria e tij u përcoll me një vathë të tij në vesh dhe notat e mira në shkollë. Ai më vonë arrin që të diplomohet në Jurdik në Universitetin Kombëtar Ekonomik të Kyivit.
Vetë Zelensky e ka pranuar identitetin e tij hebre, duke thënë më 2020 që ai vinte nga një familje hebreje sovjetike por që shumica e familjeve nuk ishin fetare. Kjo u duk se ai injoroi se si jetonin hebrenjtë në Bashkimin Sovjetik, përfshirë Ukrainën, e ku shtypeshin identitetet fetare dhe ata shiheshin si të huaj. Disa komentues thonë se ai ka treguar dhe informuar për vetë imazhin e Zelenskyt si një i huaj, i pasqyruar edhe në TV por edhe gjatë fushatës presidenciale më 2019.
Ukrainasit duken më të prirur ndaj hebrenjve se sa popujt e vendeve të tjera që ishin në bllokun sovjetik. Sipas një hulumtimi të Qendrës Pew më 2019, vetëm 5 për qind e ukrainasëve nuk ishin të gatshëm t’i pranon hebrenjtë si bashkëqytetarë, krahasuar me 18 për qind në Poloni, 19 për qind në Republikën Çeke dhe 22 për qind në Rumani. Kur Zelensky u bë president atëherë edhe Volodymyr Groysman u bë kryeministër, po ashtu hebre.
Kur Putini tha që pushtimi i Rusisë është bërë për të “denazifikuar” lidershipin e Ukrainës – një fyerje e rëndë kjo nga Rusia që i referohet Luftës së Dytë Botërore – Zelensky ishte i shpejt për t’u talluar me liderin rus.
Zelensky ishte takuar edhe me Presidentin Trump gjatë mbleshjes se asamblese gjenerale të Kombëve të Bashkuara më 2019.
Çfarë ndodhi mes Zelenskyt dhe Donald Trumpit
Shumë shpejt pasi që u bë president i Ukrainës, Zelensky u bë objekt debati në politikën amerikane pasi që Presidenti Donald Trump ishte akuzuar se e ka telefonuar atë për të hetuar në atë kohë rivalin e tij politik, Joe Biden. Një rezolut për shkarkimin e tij ishte bërë nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila pretendonte se Trump kishte kushtëzuar 391 milionë dollarë ndihme për Zelenskyn nëse ai ia publikonte këtë provë. Pasi veprimet e Trump dolën në dritë, u krijua rezoluta, ai lëshoi ndihmat të cilat kishin për qëllim që të forconin forcat ukrainase të pjesës lindore të vendit.
Trump hodhi poshtë aktakuzat dhe edhe pse u fajësua në Dhomë, ai ishte liruar nga këto akuza nga Senati.
Biden mandej u zgjodh president. /GazetaExpress/
James Hookway/Wall Street Journal
Përktheu: Ardian Jasiqi @Gazeta Express