15.7 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Kush është Muharrem Ibraj, shqiptari që akuzohet për krime lufte në Kosovë?

- Advertisement -

Nga qershori i vitit 1999, jeton në një fshat në Nish të Serbisë.

Është ky Muharrem Ibraj, me origjinë nga fshati Osek Hylë i Gjakovës.

Jeta në Serbi, duket se nuk e ka trajtuar mirë gjakovarin.

Ky i fundit ishte emëruar shef i “sigurimit lokal” serb, nga ish-kryetari i Gjakovës, Momçillo Stanojeviq.

Nga këtu, lindi edhe një dashuri e Muharrem Ibrajt ndaj pushtuesit serb.

Këtë dashuri, Ibraj nuk e fsheh as sot.

“Nuk mund të isha kundër shtetit të Serbisë. Asnjë shqiptar nuk kishte asgjë të keqe nga serbët, vetëm ai që gënjen. Tani është në burg Thaçi, ata ishin kriminelë”, ishte shprehur Ibraj.

Gjatë luftës në Kosovë, Muharrem Ibraj, iu bashkua forcave serbe.

Me uniformen e tyre, Ibraj dyshohet se vrau fqinjin shqiptar në Osek Hilë të Gjakovës.

Por, Ibraj nuk u ndal me kaq.

Ky dyshohet se mori pjesë edhe në dhunime e keqtrajtime kundër civilëve shqiptar në Gjakovë.

Për këtë, të mërkurën Prokuroria Speciale e Kosovës, ngriti një aktakuzë për krime lufte, ndaj Muharrem Ibrajt.

“Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri, gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë. Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se i pandehuri gjendet në arrati”, thuhet nga Prokuroria Speciale.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Muharrem Ibraj u shfaq dy herë edhe në vitin 2005.

Në gjyqin kundër ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq, Ibraj u pa në bankën e dëshmitarit.

Por deri në Hagë, Ibraj mori rrugën për ta mbrojtur ish-kasapin e Ballkanit, ku i mohoi krimet serbe kundër shqiptarëve, në komunën me të përgjakur të luftës në Kosovë.

Tani në moshë të shtyrë, Muharrem Ibraj, jeton nga pensioni në Serbi.

Madje shteti serb, 72 vjeçarit disa herë ia refuzoi edhe kërkesën për pensionin e djalit, për të cilin pretendon se iu vra nga UÇK-ja.

E për të njëjtat krime dyshohet edhe babai i Muharremit, Musë Ibraj i njohur në Gjakovë si Mushkë Jakupi.

Ndryshe, Muharrem Ibraj është shqiptari i vetëm në listën e Interpoolit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit