0.7 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Kush është Massimo Pessina? Portieri i ri i Bolognas që magjepsi “Dall’Ara” ndaj Napolit, duke mos pranuar gol

- Advertisement -

Çfarë mund të jetë më e bukur se një debutim në Serie A në moshën vetëm 17-vjeçare? Ndoshta ta bësh këtë kundër kampionëve të Italisë dhe të mos pësoni gol.

Ose ta bësh me fanellën e klubit që gjithmonë ka besuar tek ty – Bolognas.

Të gjitha këto I përjetoi Massimo Pessina, portieri i lindur në vitin 2007, në një pasdite që padyshim nuk do ta harrojë kurrë.

Debutim i jashtëzakonshëm

I aktivizuar në vend të Lukasz Skorupskit në minutën e 8-të të ndeshjes kundër Napolit, Pessina mbajti portën të paprekur për 82 minuta, duke treguar siguri dhe maturi të jashtëzakonshme për moshën e tij.

Në fund të ndeshjes, mes përqafimeve të shokëve të skuadrës dhe duartrokitjeve të tifozëve në “Dall’Ara”, Pessina nuk mundi të përmbante emocionet dhe shpërtheu në lot – një shenjë e sinqertë e sa shumë kishte pritur këtë moment.

Nga akademia te ekipi i parë

I lindur në Alzano Lombardo dhe me një gjatësi prej 1.88 m, Pessina u rrit në akademitë e Olginatese dhe Albinoleffe përpara se të kalonte te Bolonja katër vjet më parë.

Pas dy viteve te ekipi U17, ai luajti me U19 dhe U20, derisa mori ftesën në ekipin e parë. Trajneri Vincenzo Italiano e vendosi si zëvendës të Federico Ravaglias pas dëmtimit të portierit të parë.

Pessina, kampion i botës me Kombëtaren U17 të Italisë, konsiderohet një nga talentet më premtuese të akademisë së Bolognas. Debutimi i sotëm shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe për klubin.

Përgëzime nga shokët dhe stafi

Lotët e Pessinas në “Dall’Ara” përmbledhin emocionet e të gjithë pasdites, ku Bologna mposhti Napolin kampion 2-0. Zëvendës-trajneri Davide Niccolini komentoi.

“Ai është i vitit 2007, jam shumë i lumtur për të. Në fund të ndeshjes e pashë të qante dhe u emocionova edhe unë. Debutimi i tij ishte fantastik, e meritonte plotësisht”, deklaroi Niccolini.

Edhe shoku i skuadrës, Nicolo Cambiaghi, shprehu fjalë të ngrohta për paraqitjen e portierit.

“Jemi shumë të lumtur për të. Edhe ata që punojnë prapa skenave bëjnë një punë të madhe. Sot na ndihmoi shumë. Ky është vetëm fillimi për të”, deklaroi ia.

Një debutim që do të mbetet i paharrueshëm për Massimo Pessinën dhe tifozët e Bolognas, duke shënuar fillimin e një karriere premtuese në Serie A.

Të ngjashme

Të fundit