Nicole Kidman dhe vajza e saj, Sunday Rose, dukeshin si dy binjake teksa morën pjesë të mërkurën në shfaqjen e “Balenciaga Haute Couture”, në Javën e Modës në Paris.
Nënë e bijë, të cilat ishin kombinuar me veshjet e tyre, bënë një hyrje mahnitëse.
Aktorja e famshme tregoi linjat e saj trupore me një fustan të zi dhe të gjatë, i cili shkëlqente i gjithi. 57-vjeçarja e kishte kombinuar veshjen me një palë taka po të zeza. Pamjes së saj i kishte shtuar edhe syze dielli të zeza.
Ylli i kinematografisë është fotografuar teksa përshëndeste njerëzit e pranishëm në rrugë, madje duke u dhuruar edhe puthje.
Ndërkohë vajza e saj, 15-vjeçarja Sundey Rose, mbante veshur gjithashtu një fustan të zi dhe të kombinuar me këpucë me ta me të njëjtën ngjyrë. Njësoj si e ëma, ajo mbante syze dielli po të zeza.
Adoleshentja është vajza e madhe e Nicole me bashkëshortin, Keith Urban. 57-vjeçarka dhe Keith kanë edhe një vajzë 13-vjeçare, Faith Margaret.
Dy vajzat kanë bërë një dalje të rrallë në tapetin e kuq me prindërit në muajin prill, kur Nicole u nderua me çmimin “AFI Lifetime Achievement”.