0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Kush është e dashura e re e Kaney West?

- Advertisement -

Kanye West po shijon  romancën e  re me modelen Juliana Nalu.

45-vjeçari, i cili aktualisht është përfshirë në polemika për fyerjet e tij të përsëritura ndaj figurave publike e ka çuar 24-vjeçaren për darka në disa nga restorantet më të njohura të Los Angelos.

 Së fundmi çifti shijoi një mbrëmje në Beverly Hills, ku Juliana u pa duke dalë nga një restorant me dy trëndafila të kuq. Ajo vjen nga Rio De Janeiro, Brazil dhe është  marrë me modeling që nga adoleshenca e saj.

Modelja 24-vjecare u zgjodh të ishte pjesë e fushatës së L’Oreal Brazil kur ajo ishte 18 vjeç. Një vit më pas, ajo fluturoi në Los Anxhelos dhe nënshkroi një kontratë  me agjencinë e modelimit Elite Models.

Ajo ka krijuar profilet e saj në rrjetet sociale dhe aktualisht krenohet me 670,000 ndjekës në Instagram dhe pothuajse gjysmë milioni në TikTok.

Juliana duket se është takuar me Kanye përmes markës së tij Yeezy. Ajo më parë ndau një foto të saj duke veshur syzet e diellit Yeezy dhe një këmishë Gap by Yeezy.

Reperi ka patur një sërë lidhjesh dashurie , si atë më Julia Fox dhe modelen Chaney Jones, që nga ndarja nga ish-gruaja Kim Kardashian vitin e kaluar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit