-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Kush është djali që i ka “rrëmbyer” zemrën? Roza Lati konfirmon romancën?

- Advertisement -

Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka bërë së fundmi disa postime në rrjetet sociale, ku duket se ka gjetur sërish dashurinë.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ka postuar fillimisht një fotografi ku shfaqet një buqetë e madhe me trëndafila të kuq dhe të bardhë. Me trëndafilat e bardhë është formuar shkronja ‘R’.

Roza ka shkruar krahas postimit se ka patur një takim të veçantë. më pas ajo ka bërë një tjetër postim.

 “Dashuria zemër…dashuria shëron gjithçka…”, shkruan Lati duke postuar pamje nga një takim romantik në një ambient me lule, verë dhe muzikë të mirë. Por, mister la personin që i ka rrëmbyer zemrën.

Duket se jeta e Rozës u bë edhe më e bukur pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP 3”.

Ajo ka treguar se hyrja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte një vendim i marrë në një nga momentet e saj më të vështira në jetë, duke treguar aty brenda abortin, lidhjen e dashurisë që përfundoi dhe rrugëtimin në televizion.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit