Aleksandar Kassanof, pseudonimi i të cilit është Sasha , pasoi Gabriel Escobar , i cili ka qenë Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor që nga vera e vitit 2021. Mediumi serb shkruan se mandati i Escobar-it do të mbahet mend për marrëveshjen në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe Marrëveshjen e Ohrit, e cila duhej të hapte rrugën për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve. Megjithatë, pas nënshkrimit të marrëveshjes nuk ka pasur zhvillime serioze në dialog.