Pas Leon Avdullahut, edhe një super talent ka vendosur të luajë për Kosovën, duke u larguar përfundimisht nga kombëtarja e Zvicrës.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Albian Hajdari, i cili luan te skuadra gjermane Hoffenheim.
Hajdari e ka nisur karrierën në akademinë e Baselit, pastaj kaloi te gjiganti italian Juventusit në një marrëveshje prej 4.5 milionë euro. Juve e riktheu sërish në Zvicër, këtë herë te Lugano, që u impresionuan nga lojtari dhe e blenë përfundimisht.
Pas disa viteve te Lugano, Hajdari verën e kaluar bëri lëvizjen e madhe për t’iu bashkuar Hoffenheimit, të cilët shpenzuan 5 milionë euro për ta blerë kosovarin.
Hajdari përndryshe ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, si dhe për ekipin A në një ndeshje miqësore. Tani, ai do të mbrojë ngjyrat e fanellës së Kosovës me synimin që të na kualifikojë për Kupën e Botës.