24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Kush është ajo? Brad Pitt fotografohet me të dashurën 26 vjet më të re

- Advertisement -

Brad Pitt dhe Ines de Ramon kanë bërë paraqitjen e tyre të parë zyrtare publike në Çmimin e Madh të Britanisë të dielën. Paparacët që ishin në vendngjarje fotografuan çiftin për herë të parë së bashku.

Kjo është gjithashtu hera e parë që publikohen foto zyrtare të yllit të Hollywood me partneren e tij. 60-vjeçari shihet i veshur në nuancat e së bardhës, me një xhaketë të verdhë, ndërsa 34-vjeçarja ka veshur një fustan blu të hapur dhe syze dielli.

Mediat e huaja shkruajnë se romanca mes dyshes filloi në nëntor të vitit 2022. Që atëherë ata kanë vazhduar të jenë bashkë dhe ndërkohë që lidhja e tyre duket se po shkon mirë, të dy kanë zgjedhur të mbajnë më private lidhjen e tyre.

Ata rrallë dalin publikisht së bashku dhe kur e bëjnë, kujdesen të qëndrojnë larg bliceve të paparacëve dhe të mbajnë larg syrit të publikut jetën e tyre personale.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë kësaj kohe, aktorit i duhet të menaxhojë çështjet ligjore të divorcit nga ish-bashkëshortja e tij, Angelina Jolie dhe problemet intensive me fëmijët e tij. Por për yllin 60-vjeçar, problemet e vazhdueshme ligjore dhe largimi nga fëmijët e tij vetëm sa kanë forcuar marrëdhëniet e tij me Ramon, sipas “DailyMail.com”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit