Shkenca e bukurisë ka vendosur Anya Taylor-Joy, Zendaya, Bella Hadid dhe Margot Robbie në mesin e dhjetë femrave më tërheqëse në botë, sipas Raportit të Artë të Bukurisë Phi, që mat përsosmërinë fizike.
Por këto yje mahnitëse nuk janë dukur gjithmonë si sot – me kujdesin dhe grimin më të mirë të Hollivudit në dorë për të ngritur pamjen e tyre.
Në disa raste, A-listers madje kanë pranuar se kanë bërë operacione plastike serioze ose ‘rregullime’ të tjera.
Anya Taylor-Joy kryesoi sondazhin shkencor për të qenë gruaja më e bukur në botë.
Sytë, vetullat, hunda, buzët, mjekra, nofulla dhe forma e fytyrës së saj u matën dhe iu afruan më së shumti idesë së grekëve të lashtë për ‘gruan me pamje perfekte’.