Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur për herë të parë publikisht me partnerin e saj të ri, Jim Curtis. Ai e shoqëroi yllin e kinematografisë në premierën e sezonit të katërt të serialit të njohur, “The Morning Show”.
“People” shkruan se ngjarja u mbajt një ditë më parë, më 9 shtator, në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork. 56-vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të zi elegant dhe të ngushtë.
Ajo u fotografua me kolegët e saj të kastit, Reese Witherspoon, Billy Crudup dhe Mark Duplass.

Kjo paraqitje publike e çiftit vjen vetëm pak ditë pasi Aniston e la të kuptohej lidhjen në rrjetet sociale. Të dielën, më 7 shtator, aktorja ndau në profilin e saj në “Instagram” një seri prej 18 fotografish nga vera, me mbishkrimin:
“Faleminderit, verë”.
Ndër to ishte edhe një foto me perëndimin e diellit, ku shihej pjesërisht koka e një burri që besohet të jetë Jim Curtis. Aniston nuk e kishte etiketuar në postim, por fansat e interpretuan menjëherë si një “konfirmim të heshtur” të lidhjes së tyre.