Policia e Durrësit ka vendosur të kryejë dy eksperimente hetimore, për të hedhur dritë mbi mekanizmin dhe autorësinë e vrasjes së Pëllumb Metës, në shtëpinë e tij në fshatin Shënavlash të Durrësit.
Vajza do të dërgohet në një poligon dhe do t’i jepet një armë e të njëjtit kalibër me të cilën u krye vrasja. Ajo duhet t’iu dëshmojë hetuesve, sesi e përdori armën dhe ekzekutoi babain. Në këtë mënyrë, hetuesit do të mund të binden nëse ajo është e aftë të përdorë armë zjarri dhe të qëllojë 4 plumba. Eksperimenti i dytë lidhet me hapjen e gropës, ku u gjet trupi i pajetë i babait të 4 fëmijëve.