7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Kush e vizitoi Përparim Ramën, kryetari i Aerodromit apo Aeroportit?

- Advertisement -

I pari i Prishtinës, Përparim Rama sot është vizituar nga kryetari i komunës së Aerodromit të Shkupit, Timco Mucunski.

Por, mesa duket kryetari i kryqytetit kishte dilema se kë përfaqësonte mysafiri i tij, pasi në njoftimin e tij në facebook ai e shkroi gabim pozitën madje edhe mbiemrin, shkruan Insajderi.

Kryetarit të komunës së Aerodromit, Rama iu referua si kryetar i komunës së “Aeroportit” të Shkupit.

Por, kjo nuk ishte huqja e vetme që Rama lëshoi në këtë postim, ai gaboi edhe mbiemrin e mysafirit që kishte.

Kryetarit të Aerodromit ai ia gaboi mbiemrin duke shënuar Muncunksi në vend të Mucunski.

Përndryshe, Aerodromi është një komunë në Maqedoninë e veriut me rreth 73 mijë banorë dhe nuk gjendet afër aeroportit.

Ky është postimi i përmirësuar i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit